
Policia e Shkodrës, ka zbuluar dhe asgjësuar 16 755 bimë narkotike dhe ka sekuestruar 320 kg degë kanabisi me boçe në proces tharjeje.
Ato u gjetën në zonat Pult, Shalë, Postribë, Shosh, Kastrat, Shllak dhe Temal, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve.
Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe shkatërruar 15,852 bimë kanabis, si dhe janë sekuestruar 320 kilogramë degë me boçe në proces tharjeje.
Në njësinë administrative Kastrat të Malësisë së Madhe janë asgjësuar 429 bimë të dyshuara, ndërsa në Shllak dhe Temal, në Vau i Dejës, janë shkatërruar 474 bimë të tjera.
“16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa
320 kg degë me boçe të prera, në proces tharjeje, konkretisht:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh gjetën dhe asgjësuan 15 852 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe sekuestruan 320 kg degë me boçe në proces tharjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit në terrenin e njësisë administrative Kastrat gjetën dhe asgjësuan 429 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Shllak dhe Temal gjetën dhe asgjësuan 474 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje