TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Korrik 2026, 18:07

Sizmiologu turk rikthen paralajmërimet e frikshme: Pritet një tërmet tepër i fuqishëm

Shkruar nga Pamfleti
Sizmiologu turk rikthen paralajmërimet e frikshme: Pritet një
Harta e Turqisë dhe zonat e rrezikuara

Skenarët për një tërmet të fuqishëm në Turqi janë rikthyer në vëmendje, pas paralajmërimit të gjeoshkencëtarit turk, profesorit Naci Görür, i cili prej vitesh ka folur për rrezikun e një tërmeti të madh në Stamboll dhe rajonin përreth.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Görür deklaroi se të dhënat shkencore tregojnë se një tërmet i madh pritet në segmentin verior të rajonit të Marmarasë.

Shkak për reagimin e tij u bë tërmeti me magnitudë 3.9, që u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën Ayvacık të provincës Çanakkale. Në një postim në platformën X, profesori tërhoqi vëmendjen ndaj aktivitetit tektonik në rajon.

Görür u shpreh: "Dymbëdhjetë orë më parë ndodhi një tërmet i vogël dhe sipërfaqësor në çarjen e Küçükkuyu. Kjo zonë, e konsideruar si dega jugore e Çarjes së Anadollit të Veriut (NAF), tregon se rajoni i Marmarasë vazhdon të jetë nën tension. Ne presim që, në një të ardhme të afërt, të ndodhë një tërmet i madh në degën veriore të kësaj çarje."

Nga ana tjetër, një numër i konsiderueshëm sizmologësh theksojnë se energjia sizmike është grumbulluar prej kohësh në segmentet ende të paplasura të Çarjes së Anadollit të Veriut, nën Detin e Marmarasë.

Studimet sizmologjike mbështesin vlerësimet se, veçanërisht segmenti verior i kësaj çarje nën Detin e Marmarasë, ka potencialin të shkaktojë një tërmet të madh në të ardhmen.

turqi te

Lini një Përgjigje