TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Qershor 2025, 13:26

Plagosje me thikë në Gjirokastër, arrestohet 17-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Plagosje me thikë në Gjirokastër, arrestohet 17-vjeçari

Policia e Gjirokastrës arrestoi një 17-vjeçar, i cili dyshohet si autor i plagosjes me thikë të një 49-vjeçari. i lënduari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi dje, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. H., 49 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Thika u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi Policia.

Lini një Përgjigje