Kronike24 Gusht 2023, 12:11

Sherri me shkopa bejsbolli mes 2 grupeve për borxhin 25 mijë euro, arrestohet i "forti" i Kavajës

Shkruar nga Pamfleti
Sherri me shkopa bejsbolli mes 2 grupeve për borxhin 25 mijë euro,
Sherri në Kavajë

Një sherr me sende të forta është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku disa të persona kanë goditur me grushte si dhe i kanë dëmtuar makinën një 44-vjeçari.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:15, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë ku siç shikohet në pamje, 23-vjeçari Danjel Habibi, së bashku me disa shokë të tjerë kanë dhunuar me grushte 44-vjeçarin Zenel. Lushkja. Ky i fundit ishte brenda në makinë, e ndërsa i riu me disa persona të tjerë e qëllonin me grushte.

Ndërkohë, pasi autorët kanë tentuar që të largohen, një person ka dalë nga makina ku qëndronte 44-vjeçari dhe i është kundërpërgjigjur grupit kundërshtar me grushte.

Si pasojë e dhunës, 44-vjeçari ka marrë plagë në trup, ku është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim shokun e 23-vjeçarit, Q. B., si edhe po vijon hetimet identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.


Sipas burimeve, shkak i sherrit në Kavajë është bërë një borxh prej 25 mijë euro. Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 49-vjeçarit Zenel Lushkja, gjë të cilin ky i fundit ia ka kërkuar por është rrahur nga Habibi dhe grupi i tij.

plas sherri me shkopa bejsbolli kavajë