
Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Mylte në Lezhë, ku mbeti i plagosur rëndë një 12-vjeçar.
Policia ka dhënë detaje mbi këtë aksident, ku sqaron se i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mësohet se shoferja e mjetit është shoqëruar nga policia, teksa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Rreth orës 19:40, në fshatin Mylte, Lezhë, automjeti me drejtuese shtetasen D. N., 39 vjeçe, është përplasur me një biçikletë që lëvizte një shtetas i mitur, rreth 12 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, i mituri ka pësuar dëmtime dhe është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit", njofton policia.
Lini një Përgjigje