TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2025, 15:52

Sherr me sende të forta mes vëllezërve në Ksamil, përfshihet edhe djali njërit prej tyre; 57-vjeçari përfundon në spital

Shkruar nga Pamfleti

Sherr me sende të forta mes vëllezërve në Ksamil,

Një konflikt mes dy vëllezërve në Ksamil ka degraduar në dhunë fizike, teksa pjesë e sherrit është bërë dhe djali i njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, pas një debati mes vëllezërve. Policia e Sarandës njofton se ka arrestuar në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe djalin e tij E. H., 35 vjeç, pasi kanë dhunuar me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç, vëllai i 62-vjeçarit dhe njëkohësisht xhaxhai i 35-vjeçarit.

Si pasojë e goditjeve, 57-vjeçari ka pësuar dëmtime në kokë dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 62 vjeç dhe E. H., 35 vjeç (babë e bir), banues në Ksamil, pasi më datë 28.07.2025, gjatë një konflikti, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. H., 57 vjeç (vëllai i shtetasit Sh. H.), banues në Ksamil, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e kokës”, njofton policia. 

Lini një Përgjigje