
Policia ka dalë me reagim zyrtar mbi tritolin e gjetur në Durrës. Sipa raportimeve, një sasi lënde plasëse u gjet në hotelin e ish-kryebashkiakut Vangjush Dako.
Hoteli është jashtë funksionit prej vitesh dhe ka dyshime se mund të ketë qenë mesazh. Sipas policisë, tritoli u gjet në një vazo me lule.
“Në lagjen nr. 1, Durrës, në hyrje të një ndërtese (ish-hotel, jashtë funksionit), në një nga vazot e luleve është gjetur një sasi e dyshuar lëndë plasëse, dyshohet artizanale. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Njësinë Antieksploziv të RENEA-s, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, përcaktimin e llojit të lëndës së gjetur, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje