TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Shtator 2025, 21:10

Zbardhen detaje nga tritoli në Durrës, hoteli i Vangjush Dakos jashtë funksionit

Shkruar nga Pamfleti

Zbardhen detaje nga tritoli në Durrës, hoteli i Vangjush Dakos

Mbrëmjen e sotme Durrës është gjetur një sasi tritoli pranë një hoteli jashtë funksionit, i cili është në pronësi të ish-kreut të Bashkisë, Vangjush Dako.

Lënda shpërthyese ishte lidhur me një telefon celular, ndërsa policia ka kërkuar ndihmën e forcave xheniere nga Tirana për të kryer një shpërthim të kontrolluar.

Zona rreth hotelit është bllokuar dhe është evakuuar për sigurinë e banorëve dhe turistëve. Lagjja 1, ku ndodhet hoteli, është një nga zonat më të vjetra dhe më të frekuentuara të Durrësit.

Tritoli ishte lidhur me celular. Policia ka gjetur lëndë eksplozive, e lidhur me telefon. Është kërkuar ndihma e forcave xheniere nga Tirana që të bëjë shpërthim të kontrolluar dhe ata do bëjnë shpërthimin e kontrolluar. Policia ka rrethuar zonën, ka bërë largimin e njerëzve. Zona është bllokuar.

Aty pranë ku është vendosur tritoli është një hotel jashtë aktivitetit, që është blerë nga ish kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Hoteli është i pabanuar dhe nuk ka njerëz apo turistë aty. Lagjja 1 në Durrës është ndër më të vjetrat e qytetit bregdetar, e mbushur me qytetarë dhe turistë.”-ka bërë me dije gazetarja Klodiana Haxhiaj.

Lini një Përgjigje