
Një 66-vjeçar humbi jetën paraditen e sotme në Tiranë, pasi ra nga lartësia. Mësohet se 66-vjeçari, i identifikuar si Rr. M, ra nga lartësia në zonën e Kinostudios, gjatë punës në një firmë ndërtimi.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, ai ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.
Njoftimi i policisë:
Informacion paraprak/Rreth orës 09:30, dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë punës në një firmë ndërtimi në Kinostudio shtetasi Rr. M., rreth 66 vjeç, i cili ka humbur jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të saj.
Lini një Përgjigje