TAGS-AT E JAVËS

Kronike11 Gusht 2025, 11:23

Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Durrës, makina përplas për
Pamje ilustruese

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Hamallaj të Durrësit.

Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor. Viktima është 70-vjeçari me iniciale Gj.B., i cili ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra. 

Bëhet me dije se drejtuesi i mjetit 57-vjeçari me inicialet M.I. është shoqëruar në komisariat për t’u pyetur në lidhje me rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 09:50, në fshatin Hamallaj, shtetasi M. I., 57 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin Gj. B., 70 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. 
Shtetasi M. I është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. 
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi policia. 

Lini një Përgjigje