
Një automjet i parkuar është djegur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.10 të qytetit të Korçës.
Automjeti është në pronësi të Sterjo Gërmenjit. Sipas policisë, zjarri e ka djegur pjesërisht makinën, ndërsa dyshohet që të ketë qenë i qëllimshëm.
Njoftimi i Policisë Korçë
Informacion paraprak/Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka rënë zjarr në automjetin e parkuar në pronësi të shtetasit S. G.. Si pasojë automjeti është djegur pjesërisht. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje