39 vjeçari, Setbi Paci ka rënë në prangat e policisë së Vortës pasi u kap teksa qarkullonte me një armë zjarri pistoletë në makinë.
Arrestimi i tij u bë në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”. Gjatë kontrollit në kroskotin e makinës së tij, iu gjet një armë zjarri pistoletë dhe krehri saj të cilat u sekuestruan në cilësinë e proces materiale së bashku me makinën që drejtonte 39 vjeçari.
“Në kuadër të operacionit “Rrethi” u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. P., 39 vjeç, banues në Vorë. Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Vorës”, automjetin me drejtues shtetasin S. P. Gjatë kontrollit u gjet në kroskotin e këtij automjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehri i saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas.”-njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje