TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Qershor 2025, 15:30

Qëllon me armë drejt një automjeti, 3 persona zbresin dhe e dhunojnë; arrestohet 33-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti

Qëllon me armë drejt një automjeti, 3 persona zbresin dhe e

Qëlloi me armë zjarri drejt një automjeti, por e pëson keq 33-vjeçari.

Ngjarja e çuditshme ka ndodhur në Theth të Shkodrës pasditen e së enjtes, kur 33-vjeçari Alfred Rrupa ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të një automjeti ku udhëtonin 3 persona.

Këta të fundit kanë zbritur nga makina dhe kanë ushtruar dhunë ndaj 33-vjeçarit, i cili më pas është arrestuar edhe nga policia.

Nga të shtënat u shkaktuan vetëm dëme materiale në automjetin e drejtuar nga 29-vjeçari N.H, ku pasagjerë ishte 27-vjeçari P. H,  dhe 29-vjeçariD. Rr., 29 vjeç.

Tre personat janë marrë në hetim në gjendje në gjendje të lirë, ndërsa arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak u sekuestrua nga policia.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje