TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Qershor 2025, 14:10

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Shëngjin, plagoset 64-vjeçarja 

Shkruar nga Pamfleti

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në

Një incident i rëndë është shënuar këtë mesditë në zonën e Ishull Shëngjinit, ku një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, duke shkaktuar plagosjen e pronares së saj.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 në banesën e shtetases M. B., 64 vjeçe. Si pasojë e shpërthimit, ajo ka pësuar dëmtime dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po merr mjekim të specializuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e shpërthimit dhe rrethanat e sakta të incidentit.

Lini një Përgjigje