TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2023, 14:40

Redjan Rraja dëshmon në GJKKO, tregon si e ka njohur Elton Çiçon: Isha me të në tavolinë kur e vranë

Shkruar nga Pamfleti
Redjan Rraja dëshmon në GJKKO, tregon si e ka njohur Elton
Redjan Rraja

SPAK ka kërkuar konfiskimin e një njësie tregtare, dy garazheve dhe automjetit "Audi", si të pajustifikuara në burime të ligjshme. Në seancë Rraja tha se në vitin 2016 kishte bërë një kontratë prenotimi për një njësi tregtare e dy garazhe dhe se kishte paguar përmes bankës rreth 200 mijë euro. Sipas tij, një pjesë të shumës e kishte kërkuar pas për shkak se i ishin nevojitur gjatë kohës që kishte shkuar në Kanada. Rraja ka treguar si është njohur me Elton Çiçon të vrarë në zonën e ish-bllokut në Tiranë. Ai ka thënë se Çiçon e ka pasur pacient pasi ka punuar 6 vite si stomatolog në Tepelenë.

"Kur u ktheva nga Kanadaja do t'ia ktheja paratë, por u arrestova. Për këtë shkak i kërkova bashkëshortes ta revokonte kontratën", tha Rraja. Ai tha se nuk kujtonte të kishte pasur marrëdhënie kontraktore me një familjare të Elton Çiços në vitin 2016 në zonën e ish-bllokut në Tiranë", tha Rraja.

Rraja theksoi se mund ta ketë pasur paciente, pasi ka punuar 6 vite si stomatolog në Tepelenë. Si pacient Rraja tha se njihte edhe Elton Çiçon, duke kujtuar se kishte qenë në të njëjtën tavolinë me të momentin e vrasjes.

Që në tetorin e kaluar Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme që të konfiskoje pasuritë e sekuestruara në vitin 2021 të Redjan Rrajës, i akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Mes pasurive të sekuestruara është edhe një makinë e cila ishte në përdorim të modeles Kejvina Kthella. Ndër të tjera SPAK kërkon që shtetit t’i kalojnë 1 apartamenti, 2 garazhe, 2 makina, dy pasuri truall me sipërfaqe 30 m2 dhe 127.5 m2, një orë 'Rolex' dhe si dhe 2750 euro.

Redjan Rraja është në burg lidhur me atentatin në vitin 2019 ndaj ish- prokurorit Arjan Ndoja, ku akuzohet për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal, vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.  Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

redjan rraja

Lini një Përgjigje