Kronike30 Maj 2023, 12:40

Kishte ngritur bazë armësh në Tiranë, Gjykata e Tiranës shpall të pafajshëm Fatjon Muratin

Shkruar nga Pamfleti
Kishte ngritur bazë armësh në Tiranë, Gjykata e Tiranës
Fatjon Murati

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg Kristjan Gjinin, i cili akuzohej për ngritjen e një baze armatimesh në Tiranë në korrik të vitit të kaluar.

Kristjan Gjini ka pranuar se bazën e armëve e kishte ngritur ai dhe Prokuroria kërkoi 12 vite burg.

Ndërkohë që sa i përket të akuzuar tjetër Fatjon Murati, gjykata e shpalli të pafajshëm edhe pse prokuroria kishte kërkuar 3 vite burg për armëmbajtje pa leje. Fatjon Murati ndërkohë është në arrati, pasi ka thyer masën ‘arrest shtëpie’. Ndërkohë e akuzuara Franceska Kolgjegja, u dënua 90 për punë në shërbim të publikut. Me vendimin e sotëm, Murataj mbetet në kërkim për largim nga banesa.

Prokuroria e Tiranës kishte 12 vite burg për Kristumian Gjinin, ndërsa 3 vite për Muratin, i cili rezulton të jetë edhe  pronari i lokalit në “Don Bosko” që u qëllua me breshëri automatike, ku u vra banakierja dhe u plagosën gjashtë të tjerë, mes të cilëve një e mitur. Ngjarja ndodhi në kohën kur Murataj do duhej të ishte në arrest shtëpie, për armët e zbuluara teksa pas atentatit, policis nuk e gjeti në banesë.

Murataj fajësohej nga prokuroria për “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” në banesë.  Ishte pikërisht një gjurmë gishti në një valixhe që u gjet në banesën e Kristian Gjinit, prova që çoi në arrestimin e Fatjon Muratit disa muaj më parë. Më pas, ai u lirua nga gjykata e Tiranës që caktoi ndaj tij masën e arrestit shtëpiak, duke argumentuar se prokuroria s’kishte arritur të gjente asnjë provë tjetër që ta implikonte, veç gjurmës së gishtit.

fatjon murati gjykata e tiranës