Për herë të parë në gjykatë ka dëshmuar Dritan Rexhepi, i akuzuar si porositësi i rrëmbimit, vrasjes dhe zhdukjes së Jan Prengës, në vitin 2020.
Në seancën në GJKKO për vrasjen dhe rrëmbimin e Jan Prengës, ku dëshmoi për herë të parë Dritan Rexhepi, SPAK ka dorëzuar prova të reja.
Prokurorja e SPAK, Elida Kaçkini, ka paraqitur komunikime të siguruara nga aplikacioni i koduar Sky ECC, që sipas saj janë mes të pandehurve Dritan Rexhepi dhe Altin Hajri. Kaçkini tha se komunikimet janë bërë në vitin 2020 dhe të dy falsin me interes të madh për këtë çështje.
“Komunikimet kanë ardhur nga francezët. Komunikimet i përkasin Dritan Rexhepit dhe Altin Hajrit. Këto prova kanë ardhur së fundmi, ndaj kërkojmë t’ia paraqesim gjykatës. Do kërkonim te mos bëheshin publike. Komunikimet i përkasin periudhës së vitit 2020. Kanë të bejne pikërisht me çështjen penale, interesimin e tyre të vazhdueshëm për këtë çështje, çfarë ka ndodhur etj etj.Shtyhet seanca për në 7 maj. Ndërkohë, është dhënë edhe një urdhër për shoqërimin e detyrueshëm të Aldo Manjishtës, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e sotme.", tha prokuroja.
Ndërkohë Prokuroria e Posaçme dyshon se Jan Prenga u vra pasi vëllai i tij vodhi 283 kg kokainë në Angli, që dyshohet se i përkiste rrjetit kriminal që drejtohej nga Dritan Rexhepi. Në sallën gjyqësore, Jan Prenga për herë të parë mohoi lidhjen me Gentian Funiqin, ky i fundit i akuzuar se u dha urdhrin 4 shkodranëve për rrëmbimin e Jan Prengës në janar 2020. Edhe pse bashkë kanë qenë në një burg në Ekuador, Rexhepi thotë se nuk ka pasur asnjë njohje me të dhe madje mohoi të ketë dijeni për vjedhjen e drogës në portin Portsmouth të Londrës.
“Në fundin e vitit 2019 kam qenë jashtë Shqipërisë. Kam qenë në burg në Ekuador, kam qenë i dënuar 13 vite për trafik droge. Ju do me pyesni për çështjen apo do me bëni gjyq moral? Kisha 5 vite e 4 muaj që vuaja dënimin. Kisha kontakte me njerëzit jashtë përmes kabinës së burgut. Shqiptarë aty kishte plot në burg, afërsi kisha me njërin nga Kosova. Për trafik droge u akuzova me 10 persona të tjerë, aso kohe i përfshirë ishte edhe një shqiptar. Ai doli i pafajshëm. Gentian Docaj ( Funiqi) e kam dëgjuar në media dhe në dosjen as e kam lexuar. Emri nuk më thotë gjë. Më ka sjell avokatja dokumentet nga burgu i Firencez, ku thuhet se unë dhe ai nuk kemi qenë në të njëjtin sektor. Me Gentjan Funiqin nuk kam pasur njohje, kurrë në jetë. Martin Bleta nuk e kam të dëgjuar, as Korado Gështenja. Nga burgimi nuk kam bërë asnjë lloj bashkëpunimi për të dhënë para lidhur me trafikun e drogës. Në fund të vitit 2019 nuk kisha informacion për vjedhjen e një sasie droge në portin Portsmouth të Londrës", dëshmoi Rexhepi.
Lini një Përgjigje