TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2025, 17:59

Mbushën xhepat përmes aferave gjatë aksidenteve, GJKKO lë në burg krerët e Rrugores

Shkruar nga Pamfleti
Mbushën xhepat përmes aferave gjatë aksidenteve, GJKKO lë
Sokol Novaku dhe Roven Zeka

Gjykata e Posaçme, ka lënë në burg policët e Rrugores, të arrestuar pak ditë më parë me kërkesë të SPAK.

Sokol Novaku, shef i seksionit të hetimit të aksidenteve rrugore dhe Roven Zeka, shef i Komisariatit të policisë Rrugore u arrestuan pasi dyshohet se morën 2 mijë euro, për të ndryshuar provat në një aksident.

Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja Anisa Vrioni bashkëshortja e shtetasit Ergest Vrioni, personi që ka korruptuar policët.

Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim Ergest Vrioni, me ndihmën e personave të tjerë. Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.

Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.

Lini një Përgjigje