TAGS-AT E JAVËS

Kronike22 Prill 2025, 16:15

Krimi godet zgjedhjet në Elbasan: Killeri Shkelzen Hasanpapa dhunon shoferin e ish- ministrit të Brendshëm

Shkruar nga Pamfleti

Krimi godet zgjedhjet në Elbasan: Killeri Shkelzen Hasanpapa dhunon

Shkelzen Hasanpapa, emër i njohur në botën e krimit të organizuar, dhunon rëndë Avni Memën, shofer i ish ministrit të Brendshëm, për shkak të mosmbështetjes së Sara Milas, kandidates së preferuar të grupeve mafioze. SPAK nis hetimet për krim zgjedhor dhe ndikim kriminal në proceset politike...

Një tjetër episod i rëndë me sfond kriminal dhe elektoral ka tronditur qytetin e Elbasanit, duke ngritur alarmin për ndërhyrjen e grupeve kriminale në zgjedhjet parlamentare.

Shkelzen Hasanpapa, figurë e njohur në qarqet kriminale të Elbasanit, i dyshuar në disa raste vrasjesh dhe eliminimesh rivale, është përfshirë në një ngjarje të rëndë dhune ndaj Avni Memës, shofer i ish ministrit të Brendshëm.

Sipas burimeve të sigurta, ngjarja ka ndodhur pak ditë më parë në Elbasan. Hasanpapa dyshohet se ka kryer personalisht dhunimin fizik ndaj Memës me urdhër të grupeve kriminale që po mbështesin kandidaten për deputete Sara Mila. Shkaku i dhunës mendohet të jetë fakti se Avni Mema nuk ka pranuar të mbështesë kandidaten Mila dhe është angazhuar në favor të kundërshtarëve të saj brenda partisë.

Avni Mema është transportuar në gjendje të rëndë në spital, ku po merr ndihmë mjekësore për dëmtime të shumta trupore. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagim të ashpër publik, duke shtuar shqetësimin për ndërhyrjen brutale të krimit të organizuar në procesin demokratik.

SPAK ka nisur menjëherë hetimet për këtë rast, duke e klasifikuar atë si krim zgjedhor, kërcënim ndaj votuesve dhe ndërhyrje të paligjshme në zgjedhje. Burime nga organi i akuzës thonë se SPAK po konsideron nxjerrjen e një urdhër-arresti ndaj Shkelzen Hasanpapës, ndërkohë që do merren në pyetje edhe persona të tjerë të përfshirë në këtë rast.

Institucionet zyrtare, përfshirë Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, deri tani kanë heshtur dhe po përpiqen të mbulojnë këtë skandal. Nëse autorët nuk ndëshkohen, do të dëmtohet rëndë besimi i qytetarëve te drejtësia dhe proceset zgjedhore.

Kjo ngjarje e rëndë përbën një test serioz për autoritetin dhe vendosmërinë e shtetit shqiptar në luftën kundër ndërhyrjes së strukturave kriminale në politikë dhe në zgjedhjet demokratike në vend.

shkelzen hasanpapa sara mila

Lini një Përgjigje