Kronike19 Prill 2024, 14:59

Rrëmbyen 3-vjeçarin në Durrës, lihet në burg gjyshi dhe kunati i tij

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmbyen 3-vjeçarin në Durrës, lihet në burg gjyshi

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Rexhep Gjunin, gjyshin e 3-vjeçarit që u zhduk 7 ditë më parë në zonën e ish-kënetës në Durrës.

Nëna e la 3-vjeçarin me gjyshërit për disa orë, por më pas ai është zhdukur dhe ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij.

Po ashtu, Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Arben Selaj, kunatin e gjyshit. Ndërkohë, në kërkim është gjyshja me vëllanë tjetër të saj.

Vendimi i Gjykatës

1. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim R.Gjuni, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.
2. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim R. Gjuni, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
3. Vleftësimin e ligjshëm të ndalimit, të personit nën hetim A. Selaj, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/2 e 25 të K.Penal.
4. Caktimin e masës së sigurimit personal ndaj personit nën hetim A. Selaj, atë të “Arresit në burg”, të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
5. Urdhërohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe Policia Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
6. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda 5(pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Kërkimet për gjetjen e të miturit janë përqendruar në Has, aty ku ka origjinën familja Gjuni. Mësohet se janë kontrolluar 15 banesa në zonën e Krumës ku mendohej se mund të strehohej Bahrija me nipin.

Për zhdukjen e 3-vjeçarit, policia ka arrestuar gjyshin Rexhep Gjuni, 60 vjeç dhe Arben Selaj, vëllai i gjyshes së 3-vjeçarit. Në kërkim është shpallur gjyshja Bahrije Gjuni, 57 vjeç, dhe vëllai tjetër i saj Flamur Selaj, 43 vjeç. Gjyshi Gjuni nuk ka ndihmuar grupin hetimor, duke mos dhënë asnjë të dhënë se ku mund të ndodhet i mituri.

Dramën e rëndë familjare e ka rrëfyer 23-vjecarja Ile Gjuni, e cila deklaroi se problemet me ish-vjehrrit kanë lindur pasi i vdiq bashkëshorti në aksident. Ajo ka shkuar të jetojë tek prindërit e saj po në zonën e ish-kënetës, ndërsa ish-vjehrrit vazhdimisht kërkonin kujdestarinë e 3-vjeçarit, gjë që nuk iu takon me ligj. Për të ulur tensionet ajo e çonte djalin tek gjyshërit gjatë fundjavave, por të shtunën ata kanë refuzuar ta kthejnë fëmijën e mitur, me pretendimin se do ta rrisin vetë.

 

rrembim 3 vjecar burg gjyshi kunati durres