
Të hënën do të nisë në Francë gjyqi ndaj 18 shqiptarëve të cilët u kapën me 10 kg heroinë.
Mes 18 shqiptarëve, 5 janë ende në kërkim, 3 në paraburgim ndërsa 10 janë nën mbikqyrje gjyqësore.
Hetimet ndaj tyre datojnë që në vitin 2019 kur në shërbimet policore të Rennes mbërritën informacionet për grupin që trafikonte drogë, qënie njerëzore në banda të organizuara dhe konspiracion kriminal.
Hetimet asokohe konfirmuan se shtetasit shqiptarë, që tashmë pritet të gjykohen, po kryenin trafiqe të ndryshme edhe në bashkëpunim me bandat locale vendase.
Ky rrjet, duke funksionuar në mënyrë klanore, furnizohej rregullisht me drogë, kryesisht heroinë, në Holandë, duke përdorur lidhjet rrugore me një normë rreth 10 kilogramë për udhëtim.
Gjatë kontrolleve të organizuara në Rennes dhe Ille-et-Vilaine u zbuluan lëndë narkotike si 2,5 kg heroinë, 60 kg produkte prerëse, më shumë se 50 mijë euro cash, 4 pistoleta me municione dhe 2 automjete. 18 shqiptarët rrezikojnë dënimin deri në 10 vite burgim.
Lini një Përgjigje