TAGS-AT E JAVËS

Kronike12 Shtator 2025, 11:44

Serat me kanabis në Berat, GJKKO kalon për gjykim dosjen me 17 të pandehur

Shkruar nga Pamfleti

Serat me kanabis në Berat, GJKKO kalon për gjykim dosjen me 17 të

GJKKO vendosi që të kalojë për gjykim dosjen me 17 persona të pandehur. 

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen me 17 të pandehur për serat me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit.

Sera në fshatin Drenovicë të Beratit u zbulua gjatë një operacioni anti-drogë më 10 nëntor të vitit 2022. Serat ishin të ndara në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. Në sera punonin mbi 90 gra, të cilat fillimisht u punësuan për të vjelur ullinj.

Pjesë e grupit janë shtetasit: Blerim Xheka, Sadetin Hasaj, Sidrit Bisha, Endriol Xheka, Jurgen Ujkaj, Suad Smakaj, Samoel Lushaj, Mirvaldo Disha, Hamdi Dyli, Samoel Lushaj, Hamdi Dyli, Arben Vrapi, Adiol Çifliku, Lulzim Bushataj, Mustaf Manej, Bashkim Mema, Edison Mema, Drita Mema dhe Izmire Mema.

Policia sekuestroi edhe 700 arka të mbushura me bimë narkotike kanabis në proces përpunimi. Gratë që ishin marrë peng për të punuar në serë u shoqëruan nga policia, si dhe 9 burrat e arrestuar (8 rojet dhe Hamdi Dyli, pronari që i kishte lënë serat me qira), u morën në pyetje nga policia. 11 personat e kapur në fermën e kanabisit në njësinë administrative Kutalli janë lënë në burg.

Në këtë grup ishin të përfshira edhe 93 gra, punonjëse në këtë aktivitet të paligjshëm, por SPAK shpalli moskompetencë për to.

Lini një Përgjigje