TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Qershor 2026, 21:11

Operacion në Portin e Durrësit, bllokohen 50 mijë euro të padeklaruara!

Shkruar nga Pamfleti
Operacion në Portin e Durrësit, bllokohen 50 mijë euro të
Porti i Durrësit

Paratë u zbuluan gjatë kontrolleve të përbashkëta të Doganës dhe Policisë Kufitare në një mjet të rëndë. Në verifikim janë drejtuesi i mjetit dhe origjina e shumës monetare.

Një operacion i përbashkët i Administratës Doganore dhe Policisë Kufitare në Portin e Durrësit ka çuar në bllokimin e rreth 50 mijë eurove të padeklaruara, të zbuluara gjatë kontrolleve të ushtruara në hyrje të vijës së dytë të mjeteve të rënda.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë verifikimit të një mjeti tip bizarkë, autoritetet gjetën një çantë me para cash në prerje të ndryshme, të cilat nuk ishin deklaruar sipas kërkesave të legjislacionit në fuqi.

Pas konstatimit të shkeljes, autoritetet bllokuan shumën monetare, drejtuesin e mjetit dhe vetë mjetin, ndërsa materialet procedurale iu referuan strukturave hetimore të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës për veprime të mëtejshme.

Administrata Doganore bëri të ditur se kontrollet në pikat kufitare do të vijojnë me intensitet të shtuar, në kuadër të luftës kundër shkeljeve doganore dhe financiare, si dhe për garantimin e zbatimit të ligjit.

Sipas autoriteteve, bashkëpunimi mes institucioneve mbetet një element kyç në parandalimin e aktiviteteve të paligjshme dhe forcimin e sigurisë në kufijtë e vendit.

porti i durrësit sekuestrim para

Lini një Përgjigje