
Dy persona u arrestuan, konkretisht një 18-vjeçar shqiptar dhe një 17-vjeçar grek pas një sherri të përgjakshëm në Greqi. Ndërsa një 30-vjeçar shqiptar mbeti i plagosur me thikë.
Një përleshje e dhunshme ndodhi mbrëmjen e së martës në sheshin e Ymittos në Athinë, ku të paktën pesë të rinj u përfshinë në një konflikt që përfundoi me tre të plagosur me thikë dhe dy persona të arrestuar.
Sipas policisë, ngjarja ndodhi pas një debati të ashpër mes të rinjve jashtë një lokali. Sherri verbal përshkallëzoi në dhunë fizike, ndërsa njëri nga të rinjtë nxori thikë dhe filloi të godiste të tjerët.
Si pasojë e sherrit, tre persona përfunduan në spitalin, dy shtetas grekë, 18 dhe 20 vjeç, si dhe një 30-vjeçar me kombësi shqiptare. 20-vjeçari ka marrë plagë në shpinë dhe në mushkëri dhe pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat policore mbërritën në vendin e ngjarjes dhe pas kërkimeve intensive, arrestuan dy persona, një 18-vjeçar shqiptar dhe një 17-vjeçar grek, të cilët do të dalin sot përpara Prokurorisë.
Lini një Përgjigje