TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Maj 2025, 14:33

Sherr mes të miturve në Korçë, plagoset me thikë një 15-vjeçar

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes të miturve në Korçë, plagoset me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ndërsa një i mitur është plagosur me thikë.

Mësohet se një 15-vjeçar është plagosur me thikë nga një 14-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:40, në Maliq, ndërsa i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje