TAGS-AT E JAVËS

Kronike14 Gusht 2023, 11:00

Sherr mes vëllezërve në Tiranë për pronën, zbardhen emrat kush janë babë e bir që u arrestuan

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes vëllezërve në Tiranë për pronën,

Babë e bir janë vënë në pranga në Tiranë pas një konflikti të zhvilluar për një pronë e cila ka shkuar deri në kërcënime me armë.

27-vjeçari, Gerald Jahi së bashku me të atin 59-vjeçarin Gëzim Jahi kanë kërcënuar me armë vëllain e këtij të fundit për motive pronësie.

Fatmir Jahi u kërcënua me armë për shkak të një konflikti me të vëllanë për pronën familjare ku më pas ka ndërhyrë edhe djali i 59-vjeçarit.

Pas arrestimit të tyre nga kontrolli i ushtuar në banesën e tyre janë gjetur disa municione luftarake.

Policia sekuestroi 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu, 3 granata, 3 ndezës granatash, krehra.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

sherr tirane prone babe e bir

Lini një Përgjigje