Kronike22 Shkurt 2024, 12:44

Sherr në Berat, daja plagos me thikë nipin; arrestohet nga policia

Shkruar nga Pamfleti

Sherr në Berat, daja plagos me thikë nipin; arrestohet nga policia

Një sherr me thika ka ndodhur në Berat ku daja ka plagosur nipin e tij.

Një 61-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë në Berat, pasi ka plagosur me thikë djalin e motrës së tij, një 46-vjeçar.

Përmes një njoftimi Policia bën të ditur se 46-vjeçari fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

"DVP Berat/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 3 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin T. K., 61 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmjen e djeshme, dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), djalin e motrës së tij, shtetasin G. V., 46 vjeç, banues në Kuçovë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme", njofton policia.