Kronike22 Shkurt 2024, 11:39

Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplaset me motorin; 24-vjeçari niset drejt Traumnës

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i rëndë në Pogradec, makina përplaset me motorin;

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Pogradec, ku si pasojë e përplasjes së një motori me një makinë, është plagosur një 24-vjeçar.

Policia bën me dije se ngjarja ndodhi në dalje të qytetit të Pogradecit, motomjeti me drejtues shtetasin A. P., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. G., 56 vjeç.

Për pasojë ka marrë lëndime trupore drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në Tiranë, për mjekim më të specializuar.

Me drejtuesin e automjetit shtetasin A. G., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.