
Policia e Vlorës ka reaguar mbi një sherr në Ksmail. Një efektiv u filmua me armë në dorë dhe kjo ka sjellë pezullimin e tij nga detyra.
Ngjarja ka ndodhur në një pikë ku mbahen makinat e bllokuara.
“Në lidhje me një video të publikuar sot në rrjetet sociale, ku shfaqet një punonjës policie, i angazhuar si trupë shërbimi roje në një pikë bllokimi automjetesh në Ksamil, duke mbajtur në dorë armën e shërbimit gjatë një mosmarrëveshjeje verbale me disa qytetarë, ju sqarojmë se:
Me publikimin e rastit, punonjësi i Policisë, inspektor A. I., me detyrë trupë shërbimi në Seksionin e Rendit në Komisariatin e Policisë Sarandë është pezulluar menjëherë nga detyra dhe ndaj tij ka nisur hetimi disiplinor, deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje