TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Janar 2026, 08:39

Sherr pas aksidentit, vritet me çekiç 60-vjeçari; zbardhen detajet e para

Shkruar nga Pamfleti
Sherr pas aksidentit, vritet me çekiç 60-vjeçari; zbardhen
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nga raportimet mësohet se pas përplasjes së dy mjeteve, ka nisur një konflikt që precipitoi në përplasjen fizike mes shoferëve.

Një përplasje mes makinave ka precipituar me një sherr mes  dy drejtuesve të automjeteve, njëri prej të cilëve ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra të shkaktuara nga një mjet i fortë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të së martës, në aksin rrugor Krujë-Mamurras. Viktima është identifikuar si Petrit Ndou, 60 vjeç, banues në Pukë, ndërsa autori i dyshuar i krimit është identifikuar si Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë. Policia ka arrestuar 28-vjeçarin, sikundër ka mbledhur dëshmitë e personave që ishin në vendin e ngjarjes, pasagjerë në dy automjetet e aksidentuara.

Nga raportimet mësohet se pas përplasjes së dy mjeteve, ka nisur një konflikt që precipitoi në përplasjen fizike mes shoferëve.

Në vendin e ngjarjes është gjetur një çekiç, që dyshohet se është përdorur dhe që i ka shkaktuar plagë në kokë viktimës.

Gjithçka ka ndodhur brenda pak minutash dhe konflikti ka precipituar me shpejtësi, pa i dhënë mundësi të pranishmëve që të ndërhynin për të shmangur ngjarjen e rëndë.

Ndaj 28-vjeçarit të arrestuar është ngritur akuza “Vrasjes me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal. Ai dyshohet se e ka goditur viktimën në kokë me çekiç, duke i shkaktuar plagë fatale.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor Mamurras–Fushë Krujë, pranë fshatit Bushnesh për motive të dobëta ka ndodhur një konflikt midis dy drejtuesve të mjeteve, ku si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi Petrit Ndou rreth 60 vjeç.

Autor i dyshuar i ngjarjes është shtetasi Andi Vokri, 28 vjeç, banues në Thumanë, Mamurras, i cili u arrestua në flagrancë nga policia menjëherë pas ngjarjes.

Për hetimin e plotë të kësaj ngjarjeje janë administruar disa dëshmi dhe deklarata.

vrasje aksident sherr

Lini një Përgjigje