Teksa protestat kundër qeverisë po hyjnë në javën e katërt, gjithnjë e më shumë figura historike të Partisë Socialiste po dalin hapur kundër Edi Ramës. Ish-ministrat Arta Dade, Ditmir Bushati, Arben Malaj dhe Ermelinda Meksi, si dhe themeluesi i FRESSH-it, Ilir Zela, kanë kritikuar ashpër qeverisjen aktuale, duke mbështetur kërkesat e protestuesve dhe duke akuzuar Ramën për autokraci, korrupsion dhe largim nga idealet e së majtës.
Teksa protestat qytetare kanë hyrë në ditën e 25-të dhe presioni ndaj qeverisë po rritet, një zhvillim tjetër po merr formë brenda kampit socialist. Emra me peshë të së majtës shqiptare, figura që kanë ndërtuar Partinë Socialiste që nga vitet e para të tranzicionit, po dalin hapur kundër qasjes së Edi Ramës ndaj protestës dhe mënyrës se si po qeveriset vendi.
Pas largimit të Marjana Koçekut nga PS dhe në një kohë kur Elisa Spiropali po shfaq qëndrime që interpretohen si afrim me protestuesit, lista e socialistëve kritikë po zgjerohet çdo ditë. Ish-ministrat, ish-deputetët dhe themeluesit e strukturave historike të PS-së po artikulojnë kritika që pak vite më parë do të dukeshin të paimagjinueshme.
Një nga reagimet më të forta ka qenë nga ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili ka hedhur poshtë narrativën e përdorur nga qeveria për protestuesit.
“Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet, e aq më pak të humbur në qëllimet e tyre. Janë shqiptarë të revoltuar nga trajtimi i atdheut si plaçkë. Të vetëdijësuar për pasojat e aleancës së dëmshme mes politikës, oligarkisë, medias dhe krimit të organizuar. Janë qytetarë që besojnë se Shqipëria meriton më shumë: më shumë drejtësi, më shumë dinjitet, më shumë shpresë dhe më shumë mundësi për të gjithë”, shprehet Bushati.
Edhe më e ashpër ishte ish-ministrja dhe ish-deputetja socialiste Arta Dade, e cila ditën e themelimit të PS, u rreshtua hapur në krah të protestuesve.
“Sot, socialistët e vërtetë nuk gjenden në antimitingun e thirrur nga lart. Ata janë aty ku ka qenë gjithmonë shpirti i së majtës, në sheshin ku rinia po proteston për dinjitet. Ai shesh që kërkon të mbushë sot zoti Rama nuk përfaqëson historinë e Partisë Socialiste, por tjetërsimin e saj”, deklaronte Dade.
Në një tjetër pjesë të reagimit të saj, ajo shkon edhe më tej: “Tragjedi është se ai sistem që luftuam nuk u shkatërrua. Ai u betonua nga ai që sot ka zaptuar kreun e PS-së. Refuzimi im i sotëm është ndaj tij dhe ndaj antimitingjeve të korrupsionit e të fasadës. Shqipëria ka nevojë për një të majtë të rilindur mbi idealet e saj fillestare. Ora e këtij rikthimi ka trokitur”.
Një tjetër zë i rëndësishëm është ai i Ilir Zelës, themelues dhe kryetar i parë i FRESSH-it, i cili e konsideron protestën si pasojë të deformimit të Partisë Socialiste.
“Është autokracia e sotme që është larguar nga aspiratat e shqiptarëve. Janë rilindarët e pasuruar, të trashur e stërplakur në pushtet, bartësit e korrupsionit dhe amalgamës me krimin, të cilët janë objekti i kësaj proteste. Kam parë këto ditë socialistë që po marrin pjesë në protesta duke dëshmuar shqetësimin e tyre për gjendjen në të cilën është katandisur demokracia në vend”, shkruante Zela sot.
Por kritika e tij kulmon me një thirrje të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit.
“Tani maskat kanë rënë dhe Edi Rama ua ka borxh socialistëve dorëheqjen, lirimin e rrugës. Nëse nuk e bën, socialistët nuk mund të hidhen bashkë me të në greminën ku po i tërheq. Do të dinë të zgjedhin një rrugë tjetër”, deklaron ai.
Edhe ish-ministrja e Ekonomisë, Ermelinda Meksi, ka ngritur shqetësimin për mënyrën si funksionon sot Partia Socialiste, duke mbështetur Zelën.
“Një parti që nuk reflekton mbi veten, që nuk hapet ndaj kritikës dhe që nuk rinovon mekanizmat e saj të brendshëm, rrezikon të humbasë lidhjen me anëtarësinë dhe me shoqërinë. Partia Socialiste ka nevojë për më shumë kolegjialitet, më shumë debat, më shumë meritokraci dhe më shumë hapësirë për mendimin ndryshe”, shprehet ajo.
Krah Zelës doli edhe Ndre Legisi. “Nxjerrja e Partisë Socialiste nga llumi ku e futi Edi Rama është detyrim i socialistëve të viteve të sakrificave”, shkroi Legisi.
Ndërkohë, ish-ministri Arben Malaj paralajmëron se qeveria po përpiqet të godasë protestën përmes presioneve dhe sulmeve ndaj figurave publike që e mbështesin atë.
“Protesta paqësore dhe atdhedashëse është një tmerr për Ramën. Rama do të bëjë gjithçka për t’ju përçarë, duke shpifur për figurat frymëzuese të protestës, duke ju kërcënuar apo duke blerë disa prej jush. Ai do të bëjë gjithçka që protestuesit të humbasin durimin dhe të bëhen agresivë. Por forca e kësaj lëvizjeje është pikërisht karakteri i saj paqësor dhe qytetar”, deklaron Malaj.
Nëse deri dje kritikat ndaj Edi Ramës vinin kryesisht nga opozita, sot panorama po ndryshon. Gjithnjë e më shumë figura historike të Partisë Socialiste po distancohen nga linja zyrtare e partisë dhe po shfaqin mirëkuptim, mbështetje apo edhe simpati të hapur për protestuesit.
Dhe kjo mund të jetë zhvillimi më domethënës politik i këtyre javëve: revolta nuk po prodhon vetëm kundërshtarë të rinj për Ramën, por po rikthen kundër tij edhe një pjesë të gardës së vjetër socialiste. /Pamfleti
“ C është keshtu o Pjeter memecit I erdhi goja “ Të gjithë keta kane një konflikt interesi: Nga njera ane “ qasjet e tyre “ ndaj lidershipit i ka vetperjashtuar se dyti - kur kane qene në kariget e pushtetit me shumë dalloheshin nga kercitja e kariges sesa nga fjalet që mundoheshin të krijonin kuptim.
Nje kerkese per ata qe i thone vetes gazetare: Kerkojini prononcim per protestat ish politikaneve te PS , si: Rexhep Mejdani Garmoz Ruci (e gjeni ne uje te ftote tepelene ose resortet ne Sarande ) Nemik Dokle Musa Ulqini Valentina Leskaj Pandeli Majko e te tjere.
ato emra qe permendi ju me siper nga PS, i perkasin te njejtit grup te Salehut, Fatosit dhe Ilir metes dmth nje histori e shkuar e te gjith hajduteve te Shqiperise ata jane ish spiuna te sigurimit, ish vrasesa, themelues te piramidave, ata skane asgje te perbashket me ta Gjatin qe i shporri dhe beri mir , i Gjati per 10 vjet e ndertoi Shqiperine, tani do te ndertoj shtetin, e ka shume te veshtir me kokat e shqiptareve qe te gjithe kur marin ndonje post vetem te vjedhin duan, prandaj Enveri e dinte kete pune duke i vrare te gjith spiunat serbise, rusise, iranit etj, por tani eshte kohe tjeter ska vrasje , ka vetm vota , me vota , po beri dorheqje i gjati dhe shpall zgjeje te parakohshme ,do marr 120 deputate, sepse populli shqiptar eshte me zgjuar se kanalistet e portaleve dhe voton te keqen me te vogel
Grupi deshtuar cfare kerkon sot ?! Ishit ne qeveri e parlament, cfare bete personalishte per kete vend. Nqs duhet te ik Edi nuk kuptoj perse duhet te vini ju. Cfare merita keni.
Bishti qenit ishte në kllëf floriri,por edhe atu po bisht qeni mbeti. Ps nuk duhet të ketë,as të përmendet dhe as të mos harrohet kurrë se u kthye në një të keqe pothuaj asgjesuese për këtë popull e komb bashkë me bin haven diameter te saj pd.
Rama e ka përdorur PS-në tënde për të pastruar xhepat e 90% dhe për të mbushur kutitë e 10%. Ai ka marrë 50% të të gjitha kutive në interes të tij. Kjo është bërë para syve tuaj dhe nën çatinë e PS-së dhe ti ke qëndruar i heshtur dhe indiferent për 12 vjet! TANI pelikanët rozë do të të godasin në kokë për të të zgjuar, por loja mbaroi! Ti je pjesë e kësaj sepse nuk e ke mbajtur "timonin" në kohën e duhur.
Cfare beri ky grup per shqiptaret kur ishte ne kolltuqe drejtuese? Jeni zgjuar vone. Naten e mire.
Ky grup nuk ka qënë asnjë ditë me Ramen! Arben Malaj nuk ka qënë deputet i Ramës. Ermelinda Meksin e hoqi që ne mandatin e parë. Ilir Zela nuk ishte më as deputet DHE as post ministror. Arta Dade as deputete dhe as post ministror me Ramen! Nere Legisi asgje... Njerezit që permendni ju kane qënë deputete dhe funksionare të Ramës, me perjashtim të Rexhep Mejdant, por edhe atij qoken ja beri Rama me të birin.
Këta persona nuk synuan shkatrrimin e Shqipërisë si Rama, asnjeri nuk është vëlla a motër e Aleksandër Sorosit as miku i Bibit. 5 është vërtet numër i vogël, por gjithnjë më i madh se -5. Ndërkohë asnjeri prej tyre nuk është debil sa Zeqineja, vulgar sa Balla dhe antishqiptar sa Rama