
Sherri mes shqiptarëve ka nxjerrë zbuluar arsenalin e armëve të një 36-vjeçari dhe ngre dyshimet për një organizatë kriminale.
Gjatë aksionit dhe hetimeve policia ka zbuluar një arsenal të vogël armësh dhe arrestuan 36-vjeçarin shqiptar, Oltion Brahimaj, banor i Lomazzos, por me vendbanim në Rovellasca.
Oficerët ndërhynë në Via Cavour, ku i ndaluari ishte konfliktuar me një 28-vjeçar shqiptar, gjithashtu nga Rovellasca, me të cilin mesa duket kishte një sherr të vjetër.
Gjatë konfliktit, 28-vjeçari filmoi Brahimajn në celular, i cili e goditur në fytyrë me qytën e një pistolete, duke e plagosur, përpara se ta kërcënonte se do ta vriste.
Pas konfliktit, patrulla e policisë mbërriti në vendngjarje duke e ndjekur të dyshuarin dhe kontrolluar për armën që shfaqej në video. Brahimaj fillimisht mohoi se kishte përdorur armën për të sulmuar bashkëkombësin e tij, duke këmbëngulur se ishte thjesht një copë metali.
Por më pas, i përballur me pamjet filmike të bëra nga vetë viktima, e pranoi dhe i shoqëroi karabinierët në një garazh në Bregnano, ku punonte dhe mbante armën. Por brenda, karabinierët gjetën një pistoletë ‘Pietro Beretta’, modeli Gardone, 9 mm, me numër serial të fshirë dhe dy karikatorë, një pistoletë “Colt King Cobra”, po me numër serial të fshirë, një silenciator të Beretta; 212 fishekë; të kalibrit 38 të llojeve të ndryshme; shtatë fishekë të kalibrit 9 mm dhe një fishek të kalibrit 9x21.
Sipas mediave italiane, u sekuestruan edhe doreza të bardha prej pëlhure, që dyshohet se përdoreshin për të mos lënë gjurmë gjatë sulmeve.
Lini një Përgjigje