
Zbardhen të tjera detaje për ngjarjen e rëndë në Mat, ku dyshohet se u rrëmbye dhe më pas u vra i riu Renis Dobra, 23 vjeç.
Ai u gjet i vdekur në shpatin e liqenit të Shkopetit, pak metra larg ujit. I riu ka shenja në qafë duke ndritur dyshimet se është mbytur.
Sipas të dhënave më të fundit, i riu ka qenë duke udhëtuar me makinë dhe është ndjekur për një kohë të gjatë nga një tjetër automjet. Më pas ai është ndalur nga dy të rinj, të cilët janë hequr si policisë.
Dyshimet janë se ai është rrëmbyer nën kërcënimin e armës dhe më pas është vrarë duke hedhur në shpatin e liqenit. Më saktë, një nga 'policët' është futur në makinën e tij me argumentin se do ta shoqëronte në komisariat dhe nën kërcënimin e armës ai është drejtur drejt Shkopetit. Ka dyshime se i riu është dhunur dhe është vrarë. Më pas makina është hedhur në humnerë, por trupi i të riut ka dalë jashtë. Ai u gjet 10 metra larg automjetit.
Lini një Përgjigje