TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2025, 11:16

Shiste kokainë në doza, arrestohet 39-vjeçari në Maliq

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kokainë në doza, arrestohet 39-vjeçari në Maliq

Një 39-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi shiste doza kokainë dhe kanabis, në qytetin e Maliqit dhe në fshatrat përreth. Policia ka sekuestruar lëndën narkotike . Ndërkohë që materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme hetimore.

“Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit J. B. dhe kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, të ndarë në doza, gati për shitje. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjet një tjetër sasi Kokaine, një sasi Cannabisi, një peshore elektronike dhe një sasi municioni luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë për veprat  penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasi J. B., 39 vjeç, banues në Libonik, Maliq”, njofton policia.

Lini një Përgjigje