TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Maj 2025, 09:59

Megaoperacioni i SPAK, publikohet fotoja e anëtarit të grupit kriminal që u kap në Belgjikë

Shkruar nga Pamfleti
Megaoperacioni i SPAK, publikohet fotoja e anëtarit të grupit kriminal
Gerti Aliu

44-vjeçari shqiptar Gertin Aliu i cili akuzohet se pjesë e grupit të fuqishëm kriminal me bazë në Durrës që u godit nga autoritetet shqiptare në bashkëpunim me ato italiane ku u lëshuan 52 urdhër arreste, është arrestuar në Belgjikë.

Një shtetas shqiptar i akuzuar nga Prokuroria e Barit, për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikim të lëndëve narkotike është arrestuar në Belgjikë.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet homologëve të njësive të specializuara FAST, në vijim të operacionit “Ura”, Policia belge arrestoi në Belgjikë, shtetasin shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar Gerti Aliu, 44 vjeç.

Prokuroria e Barit, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Kjo fazë e operacionit të koduar “Ura” është rezultat i punës së përbashkët të FAST Albanias, FAST Italisë dhe FAST Belgjikës, me koordinimin e rrjetit ENFAST.

Megaoperacioni i SPAK, publikohet fotoja e anëtarit të grupit kriminal

gerti aliu megaoperacioni i spak

Lini një Përgjigje