TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Dhjetor 2025, 15:47

Shkrumbohet banesa dy katëshe në Gramsh, zbardhen detajet e para 

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet banesa dy katëshe në Gramsh, zbardhen detajet e para 

Një banesë dy katëshe ka marrë zjarr pasditen e sotme, rreth orës 15:00, në fshatin Kukur të Gramshit.

Zjarri, i cili ka nisur ende në rrethana të paqarta, ka përfshirë me shpejtësi të gjithë godinën.

Banesa, e cila në katin e parë shfrytëzohej edhe si njësi shërbimi, ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Gramshit, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre në banesat përreth.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në përfshirjen e objektit nga zjarri.

Lini një Përgjigje