
Policia e Italisë ka goditur rrjetin e trafikut të drogës. Oficerët e policisë kishin vënë një shënjestër një shtetas shqiptar, pronarin e një dyqani ushqimor që, sipas hetuesve, dyshohet se përdorej si fasadë për trafikimin e kokainës.
Ditët e fundit, policia priti derisa dyqani të hapej dhe më pas kreu një kontroll, gjatë të cilit sekuestroi afërsisht 50 gramë kokainë dhe një peshore elektronike precize.
Shqiptari u arrestua ndërsa nëse do të ndahej në doza, droga do të kishte prodhuar afërsisht 240 pako për shitje me pakicë.
Gjatë të njëjtit hetim, dy individë që banonin në Bolzano u akuzuan për posedim të narkotikëve me qëllim trafikimin.
Kontrollet e shtëpive zbuluan dy blloqe me hashash me një total prej 200 gramësh dhe disa sasi marihuane në shtëpinë e të dyshuarit të parë. Ndërsa në shtëpinë e të dyshuarit të dytë, u gjet një bllok prej 100 gramësh me hashash dhe një dozë kokaine. Hashashi i sekuestruar do të kishte prodhuar afërsisht 5,400 doza.
Lini një Përgjigje