TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Shtator 2023, 15:07

Shkrumbohet një banesë në Tiranë, asfiksohet një person

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet një banesë në Tiranë, asfiksohet një person

Një banesë në rrugën “Misto Mame” në kryeqytet është përfshirë nga flakët.

Policia bën me dije se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në bombulën e gazit ndërsa tymi ka pushtuar zonën e “Kombinatit”. Raportohet për një person të asfiksuar nga tymi i cili është dërguar menjëherë në spital.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja dhe ambulanca.

Sipas raportimeve, forcat zjarrfikëse dhe të policisë kanë nxjerrë mes flakëve personat që kanë qenë brenda, mes tyre edhe fëmijë.

“Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

zjarr misto mame asfiksim

Lini një Përgjigje