TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Qershor 2025, 08:33

Shpërthim me tritol në Fushë-Krujë

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim me tritol në Fushë-Krujë
Foto Ilustruese

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Fushë Krujë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”.

Lënda plasëse, ishte vendosur në hyrjen e një dyqani, në përdorim të shtetasit D.L., teksa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa pasoja në njerëz.

Sakaq, nuk dihen ende arsyet e vendosjes së kësaj lënde plasëse në dyqan dhe nëse pronari ka ndonjë konflikt. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit/ve.

"Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga shtetasi D. L., rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasesë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor sëbashku me shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin/kapjen e autorit", njofton policia.

Lini një Përgjigje