
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në afërsi të një lokali në Razëm të Shkodrës.
Mësohet se lokali është në pronësi të Ferdi Stërkaj, kryetar i rithemelimit të PD në Malësinë e Madhe, ish-kryetar i ish-komunës Shkrel.
Policia njofton se rreth orës 08:50, në fshatin Razëm, dyshohet se është hedhur lëndë plasëse tek reklama, në afërsi të lokalit të shtetasit me iniciale F. S.
Si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale, nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për sigurimin e provave, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Lini një Përgjigje