Kronike24 Maj 2024, 08:03

Zhduket pas aksidentit në Lushnjë, nëna e traumatizuar kërkon të birin: Ku është djali, nuk është gjallë ai (VIDEO)

Shkruar nga Pamfleti

Zhduket pas aksidentit në Lushnjë, nëna e traumatizuar
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Konjac.

Raportohet se një mjet tip “Ford” ka dalë nga rruga, duke përfunduar në afërsi të banesave. Mjeti është në pronësi të një personi me mbiemrin Ibraliu.

Por fillimisht drejtuesi i mjetit, Fabjol Ibraliu është përplasur me makinat e tjera që ndesheshin në anë të rrugës.

Mbrëmjen e djeshme u raportua se forcat e kërkimeve mbërritën në vendngjarje për të gjetur drejtuesin e mjetit, i cili nuk dihet se ku është dhe as mëngjesin e sotëm nuk ka asnjë shenjë prej tij.

Në një video shihet nëna e drejtuesit të mjetit të zhdukur, e cili e kërkon dhe pyet ku është i biri. Mes të bërtiturave dhe ulërimave ajo thotë se djali i saj ka vdekur. Një punonjës përpiqet ta qetësojë, ku i thotë se i biri nuk është në makinë dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nga trauma e pësuar mësohet se nëna ku humbur dhe ndjenjat.

Nuk përjashtohet ende mundësia që Fabjol Ibraliu mund të jetë gjallë dhe se pas aksidentit mund të jetë ndihmuar.

Mësohet se drejtuesi i mjetit ka dërguar babanë në punë dhe më pas është nisur drejt punës së tij.

Në pamjet e siguruara shihet se makina ka dëme të shumta dhe se ai ka qenë me një shpejtësi prej 160 kilometra në orë.