
Një shpërthim u raportua mbrëmjen e së hënës në Tiranë. Lidhur me këtë ngjarje policia ka bërë një reagim zyrtar.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 22:10, në rrugën “Myslym Shyri”, ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim.
Mësohet se u dëgjua një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
"Më datë 10.06.2024, rreth orës 22:10, në rrugën "Myslym Shyri", ngjitur me fushat e tenisit, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes."-njofton policia.
Lini një Përgjigje