TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2024, 16:43

Operacioni i SPAK, ndalohen në Dubai Durim dhe Valter Bami

Shkruar nga Pamfleti
Operacioni i SPAK, ndalohen në Dubai Durim dhe Valter Bami
Valter dhe Durim Bami

Durim Bami njihet nga të gjithë si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare...

Ndalohen në Dubai vëllezërit Durim dhe Valter Bami. Sipas informacioneve, ndalimi i tyre ka ardhur në kuadër të aksionit të fundit të SPAK kundër bosëve të krimit.

Durim Bami rezulton i shpallur në kërkim nga SPAK, i akuzuar për disa vepra penale. Në bazë të përgjimeve të SKY ECC, Durim Bami tentoi të vriste ish-deputetin Arben Ndoka. Ai ishte palë me grupin e Leonard Dukës, duke vënë në shënjestër edhe Ervis Marinajn. Për vëllanë e tij nuk ka një urdhër ndërkombëtar, por edhe ai del te dosja e SPAK. 

Burime bëjnë me dije se Policia e Shtetit ka shkëmbyer informacion në ditët e fundit për vendqëndrimin e dy vëllezërve në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët dyshohet se janë gjetur.

Sipas informacioneve, bashkë me ta është ndaluar dhe një mik i tyre, po personazh i botës së krimit. Autoritetet e Dubait kanë ushtruar kontrolle në banesat e tyre dhe kanë kryer verifikime. Por problemi kryesor i Dubait është mungesa e marrëveshjes së ekstradimit me Shqipërinë gjë që vështirëson sjelljen e tyre në Tiranë.

Durim Bami njihet nga të gjithë si “i fortë” i Niklës, që ka trazuar politikën shqiptare. Në 2015 Banit i kanë vënë ekspoliz në makinën e tij tip “BMW X5″ me targa AA 858 IS, por nuk pati lëndime. Në 3 mars të 2015 ai është arrestuar nga Policia pas akuzave të Tom Doshit, se ish-kryetari i Kuvendit, Ilir Meta,  kishte porositur një atentat për ta ekzekutuar atë përmes Durim Bamit, kundrejt pagesës 500 mijë euro. Bami u kap në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi. Pas arrestimit ai tha se  ishte vrasës me pagesë dhe ishte paguar nga Ilir Meta për të vrarë Tom Doshin. Më  4 korrik të 2018 ai u lirua nga Gjykata, pasi kjo e fundit e dënoi me 1 vit burg, por që dënimin ta kryente në “shërbim prove”.

Po kështu 41-vjeçari ka qenë i dyshuar në vitin 2004 për një tentativë vrasjeje. Ai është dyshuar për vrasjen e Erzen H. dhe Hasan K. Gjithashtu Durim Bami u hetua për vrasjen e Artan Santos, dhe rezulton si personi i fundit që ka takuar shtetasin Enver Stafukën. Më herët ai është dënuar me 4 vjet burg për veprën penale të pengmarrjes.  Bami u ndalua edhe në shtator të 2018 nga një operacion i RENE-as në Nikël  pas informacioneve se në banesat e të fortëve në këtë zonë kishte armë, drogë dhe sasi eksplozivi.

Akuzat e SPAK

Sa i takon aksionit të SPAK, Durim Bami akuzohet për krijim kushtesh për atentatin ndaj Marklen Hakës ku mbeti e vrarë halla e tij. Ngjarja në fjalë ndodhi në viti 2019, natën e tërmetit të 21 shtatorit.

Për këtë ngjarje është arrestuar dhe Naim Stafuka, vëllai i Enver Stafukës, që rezulton i zhdukur. Enver Stafuka u rrëmbye dhe zhduk pa gjurmë. Lidhur me atentatin ndaj Hakës u shoqërua në polici edhe Roan Brahimi, që u vra pak ditë më parë në Greqi.

Plani për vrasjen e Durim Bamit

Sipas dosjes së SPAK, një skuadër e tërë me 16 persona i ishin vënë nga pas Durim Bamit me qëllim ekzekutimin e tij, për llogari të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka. Financimin për të hequr Durim Bamin e mbulonte Ervis Martinaj. Ndërsa një grup i gjerë, emrat më të njohur të botës së krimit u angazhuan për të eliminuar të fortin e Niklës.

Shokë e miq të tij, mbi 16 persona u futën në skemën e intrigës por sërisht nuk mundën ta vrasin. Njeriu që ka goditur më tepër ka qënë Durim Bami. Ndërsa grupi tjetër smundi ta kapte dot, megjithëse ju mblodhën emrat më të njohur.

Vrasjen e Durim dhe Valter Bamit, e kërkonte medoemos ish-deputeti i PS, Arben Ndoka, i cili kishte dyshime të forta se Bami kishte marrë pjesë në vrasjen e vëllait të deputetit, Aleksandër Ndoka në Lezhë.

Durim Bami i kishte bërë be dhe ka kërkuar pajtim me Ndokën, por ai nuk e ka besuar, ndaj ka gjurmuar Durim Bamin për ta vrarë. Gjurmimi i Bamit është realizuar jo vetëm në zonën e Niklës por deri në Sarandë, ku ai ka pushuar.

Ndërsa për gjurmim grupi ka futur në lojë Manecin e thirrur “Tërmeti”, Gentjan Bejtjan e vrarë 1 muaj më parë në serën me domate dhe Nazmi Stafukën, vëllain e Enver Stafukën.

Lini një Përgjigje