TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2023, 11:38

Skema e grupit kriminal, zbardhen rolet e “peshqve të mëdhenj” që ranë në rrjetën e SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Skema e grupit kriminal, zbardhen rolet e “peshqve të
Pëllum Gjoka, Oltion Bistri, ish-polici Ardit Hasanbega dhe Asmer Bilali

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me arrestimet e bujshme nga SPAK ditët e fundit u në pranga ranë biznesmenë, prokurorë dhe drejtues të policisë.

Ditën e sotme në orën 10:00 ka nisur në GJKKO seanca për masat e sigurisë në lidhje me të arrestuarit, por avokatët e tyre kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me aktet, ndaj pritet të rinisë sërish në orën 12:00.

Ndërkohë janë zbardhur rolet e “peshqve” që ranë në “rrjetën” e SPAK gjatë këtij megaoperacioni.

Mësohet se biznesmeni Pëllumb Gjoka akuzohet për krijimin e kushteve për vrasjen e Gjin Boriçit dhe kushteve për vrasjen e Klenth Musabelliut.

Këto kushte i krijoi bashkë me Dorian Dhullen, Ibrahim Licin dhe Genc Tafilin.

Ai gjithashtu akuzohet për korrupsion ndaj gjyqtarëve pasi ka penguar prokurorin Xhevahir Lita për lirimin e Behar Bajrit.

Ndërkohë, shoferi i Pëllumb Gjokës, Edmomd Preka, akuzohet për vrasjen e Gjin Boriçit dhe krijimin e kushteve për vrasjen e Kleanth Musabellit, pasi e gjurmonte dhe fotografonte. Ai akuzohet gjithashtu edhe për armëmbajtje pa leje.

Asmer Bilali akuzohet për sigurimin e kushteve të vrasjes së Dorian Dhules, Ibrahim Liçit dhe Genc Tafilit.

Ish-polici Ardit Hasanbega, ishte gjithashtu pjesëmarrës në sigurimin e kushteve për vrasjen e Dorian Dhules dhe Ibrahim Liçit.

Oltion Bistri akuzohet për shpërdorim detyre dhe zbulim të akteve sekrete, pasi dyshohet se komunikoi me Pëllumb Gjokën, të cilit i ka dhënë direktiva për mbylljen e lokalit të lojërave të fatit të kryeqytet.

Xhevahir Lita akuzohet për korrupsion pasi ka marrë para për të liruar Behar Bajrin.

 

spak zbardhen rolet e “peshqve të mëdhenj” përllumb gjoka

Lini një Përgjigje