
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Elbasan teksa është zbardhur edhe dëshmia e 58-vjeçarit Tefik Tashi, i cili ditën e sotme vrau me sëpatë motrën e gruas, 44-vjeçaren Alma Qevanin.
Burime për mediat bëjnë me dije se Tashi ka deklaruar se e vrau Alma Qevanin, pasi kjo e fundit nuk i kishte bërë drekën e më pas e kishte ofenduar bashkë me vjehrrën e tij.
“E vrava se s’më beri drekën. Vjehrra dhe kunata më ofenduan. Kunata e përdorte gruan time për punët e saja. Nuk i bënte punët vetë”, mësohet të ketë thënë 58-vjeçari.
Autori nuk ka shfaqur pendesë për krimin e kryer, ndërsa para uniformave blu ai është shfaqur i bindur duke pretenduar se ka bërë gjënë e duhur.
58-vjeçari u kap nga policia në fshatin Bradashesh, teksa mbante në dorë armën e krimit, një sëpatë dhe me duart e gjakosura, ndërsa vraponte në drejtim të paditur.