TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2025, 10:27

SPAK shkatërroi bandën e kokainës, dalin sot para GJKKO 6 anëtarët e grupit kriminal; kush është personi i 7 që fshihet në Dubai

Shkruar nga Pamfleti

SPAK shkatërroi bandën e kokainës, dalin sot para GJKKO 6

Kanë dalë sot para GJKKO për t’u njohur me masat e sigurisë, gjashtë pjestarët e grupit kriminal i cili u shkatërrua nga SPAK.

Anëtarët e grupeve kriminale ku në të cilin ishin edhe biznesmenë, drejtonin trafikun e drogës në vitet 2020-2021 nga Kolumbia në Europë. 

Ndërkohë, është zbardhur edhe emri i personit të shtatë ndaj të cilit Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Bëhet fjalë për biznesmenin, Elidon Skëndaj, i njohur gjithashtu me identitetet Devid Patrut dhe Devid Boraj. Ai është shpallur në kërkim dhe dyshohet se po fshihet në Dubai.

Para GJKKO kanë dalë për tu njohur me masën arrest me burg, bosi i ‘Cinco Cavalli’ Ermir Ndreaj, dy biznesmenët Klevis dhe Artur Hoxhosmani, Ilir Lloshaj, si edhe Erion Alibej e Plaurent Dervishaj, të cilët kanë masë sigurie po ashtu edhe për dosjen “Plumbi i Artë”.

Seanca gjyqësore për masat e sigurisë është parashikuar të zhvillohet sot, por është shtyrë për në orën 13:00, pasi avokatët kërkuan kohë për t’u njohur me dosjen hetimore.

 

Lini një Përgjigje