
Arrestohet në Kavajë Nazmi Eduart Liçi, i shpallur në kërkim për grabitje në Elbasan. Ai u arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor 2024.
Sipas Policisë, Nazmi Liçi, akuzohet për pesë vjedhje në Kavajë dhe Golem. Pas arrestimit, Liçi tani do të përballet me akuzat që janë ngritur në adresë të tij.
Kujtojmë se Nazmi Liçi dhe Ervis Peqini u shoqëruan mëngjesin e 31 dhjetorit 2024, pasi ishin shpallur në kërkim për vjedhje. Pasi efektivët i kanë zbritur nga automjeti me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, të dy kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.
Pas kësaj ngjarje Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pezulloi 3 punonjës policie për shkak se nuk parandaluar arratisjen e Nazmi Liçit dhe Ervis Peqinit nga Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit.
Lini një Përgjigje