TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2025, 11:38

Takuan Roven Zekën në burg, SPAK nis hetimet për dy shefat e komisariateve që u futën pa autorizimi!

Shkruar nga Pamfleti
Takuan Roven Zekën në burg, SPAK nis hetimet për dy shefat e
Roven Zeka, ish-shefi i Rrugores së Tiranës, i arrestuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka nisur veprimet hetimore përfshirë marrjen në pyetje të disa prej zyrtarëve policorë, që kanë kryer takime të paautorizuara me të paraburgosurin për korrupsion Roven Zeka.

SPAK ka marrë deklarimet e të paktën 2 shefave të komisariateve në kryeqytet, ndërsa është sekuestruar edhe një pajisje telefonike. Ndërkohë, edhe një biznesmen ka qenë subjekt i hetimit të prokurores Elida Kaçkini.

SPAK mësohet se ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë, si dhe ka pyetur personat përgjegjës në Bllokun e Sigurisë në “Mine Peza”, për të hedhur më tepër dritë mbi takimet me të paraburgosurin dhe qëllimin e tyre.

Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku, ranë në pranga disa ditë më parë  në kuadër të një hetimit të SPAK, dhe dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet, për manipulimin e provave për një aksident rrugor, të shkaktuar nga bashkëshortja e një biznesmeni. GJKKO ka dhënë edhe masat e sigurisë arrest me burg për të tre të dyshuarit.

Lini një Përgjigje