TAGS-AT E JAVËS

Kronike 5 Nëntor 2025, 20:24

Të shtëna me armë zjarri në Bathore, një i plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Të shtëna me armë zjarri në Bathore, një i plagosur

Një i ri ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në zonën e Bathores, në Tiranë.

Sipas burimeve zyrtare të policisë së kryeqytetit, i riu Elvis Visha, 30 vjeç, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ai dyshohet të jetë plagosur në krahë me armë zjarri.

Rreth orës 18:45, shtetasi E.V. u dërgua për mjekim dhe aktualisht po merr trajtim mjekësor.

Grupi hetimor i policisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje