TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Dhjetor 2025, 08:50

Të shtëna më armë zjarri në Berat, plagoset 37-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Të shtëna më armë zjarri në Berat, plagoset
Foto Ilustruese

Një 37-vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjeist të sotëm në Berat. 

Mësohet se 37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Dyshohet se gjithçka ka nisur pas një sherri midis të plagosurit dhe personave të tjerë në lagjen “Kombinat”.

I plagosuri është 37-vjeçari Fabiel Xhindi.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

"Rreth orës 00:55, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasi F. T. (Xh)., 37 vjeç, banues në Berat, i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, në hyrje të qytetit.
37-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njofton policia.

Lini një Përgjigje